“Loja”e ndarjes ka përfunduar

Pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial i Kosovës nuk do të jene tema diskutimi. Për të gjitha këto çështje “loja” është e mbyllur, ka deklaruar sot ambasadori i Francës në Prishtinë Jean-Francois Fitou, gjatë një takimi me gazetarë.


Diplomati francez ritheksoi se ideja e ndarjes së Kosovës nuk është në “lojë” dhe asnjë vend evropian nuk e përkrah idenë e ndarjes.

“Epoka kur janë vizatuar kufijtë e Evropës, epoka kur janë definuar shtetet e Evropës ka përfunduar. Kjo është një lojë e përfunduar”, ka thënë Fitou, duke shtuar se duhet të bëhet dallimi mes gjërave që i përkasin politikës se brendshme në Prishtinë dhe Beograd.

Duke komentuar anulimin e raundit të pestë të bisedimeve Prishtinë- Beograd, ai ka thënë se arritja e marrëveshjes është shtyrë për shkak se palët e përfshira në bisedime janë shumë të angazhuara.

Fitou ka vlerësuar se nuk duhet të shtyhet gjatë dhe pjesa tjetër e dialogut duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Në Beograd dhe Prishtinë ka pikëpyetje rreth temave që janë diskutuar, por mendoj se më shumë pikëpyetje ka në Beograd”, tha ambasadori duke shtuar se nuk duhet të humbet shumë kohë dhe se thelbësorja për të dyja shtetet është të kenë një dinamikë të dialogut. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment