Pack: Njohja nga Serbia, zgjidhja më e mirë.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se rezultati më i mirë i bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të ishte që Serbia ta njihte Kosovën. Pack ka thënë se nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së, me të arritur në përfundim të këtij procesi, i cili do të zgjasë disa vjet, Serbia duhet të dëshmojë se ka normalizuar raportet me Kosovën.

“Nuk mund të hysh në Bashkimin Evropian pa vendosur raporte miqësore me fqinjët e parë. Por, se si do të rregullohen këto raporte – kjo është çështje krejt tjetër”, ka thënë Pack në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

E pyetur ndërkaq, nëse mendon se Serbia, në fund të atij procesi për anëtarësim, duhet ta njohë zyrtarisht Kosovën, Pack ka thënë: “Këtë do ta shohim në fund të procesit dhe kjo do të varet nga zhvillimi i situatës”.

“Aktualisht, po zhvillohet një dialog ndërmjet dy palëve. Nëse pala serbe dhe ajo kosovare arrijnë aranzhime dhe zgjidhje, me të cilat do të lehtësohej jeta e përditshme për qytetarët në Kosovë, kjo do të ishte e mirëseardhur. Por, se çfarë do të ndodhë në fund të bisedimeve me Serbinë - kjo nuk mund të thuhet tash për tash”. 

(telegrafi.com)



 
 

No comments:

Post a Comment