Lady Gaga ‘viktima’ e radhës e Eminem

Reperi që pushton top-listat sa herë që nxjerr një këngë të re, Eminem, e ka etiketuar Lady Gagan si “femër mashkull” në këngën e tij të re.

Këngëtari kontrovers, i cili në të kaluarën i ka ngacmuar yjet, si Britney Spears, Christina Aguilera dhe Jessica Simpson, tash e ka kthyer vëmendjen kah këngëtarja që është hit kohëve të fundit.

Në tekstin e këngës së tij më të re “The Kiss”, Eminem u referohet spekulimeve që e quanin Gagan hermafrodite, gjë që këngëtarja e kishte demantuar në fillim të karrierës së saj.

“Thoni Lady Gagas se mund ta lë punën në postë/Ajo ende është një femër mashkull”, thotë reperi në këngën e tij. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment