Pezullohet studenti për postime satirike në YouTube

Një student kanadez është pezulluar nga shkolla dhe është arrestuar nga policia për shkak të animacioneve satirike që kishte postuar në YouTube.

Jack Christie, një student i klasës së 12-të në shkollën Donald A. Wilson në Whitby, Ontario, Kanada, i krijoi videot në kohën e tij të lirë, jashtë kampusit shkollor.

Animacionet e tij në seritë Jack Christie Talks to Children (Jack Christie Flet me Fëmijët) përfshijnë “The Feheley 6900″, ku BlackBerry i tij shkatërron një bazë ushtarake sekrete të ligë dhe tallet me marketingun e celularëve të mençur.

Për disa, videot e tij mund të duken për të qeshur, por për Bordin Drejtues të Shkollës së Distriktit të Durham-it videot nuk ishin komike.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment