Brace: Berisha po fut vendin në regres

Partia Socialiste vazhdon të fajësojë qeverinë Berisha për bllokimin, sipas saj, të së ardhmes evropiane të vendit.

Duke folur në emisionin “Shqip”, në Top Channel, deputeti Erjon Brace ka deklaruar se kryeministri Berisha e ka futur vendin në një regres të thellë.

“Shqipëria ka mbetur në vend për shkak të sistemit korruptiv që aplikon kryeministri Berisha. Ne nuk kemi një demokraci funksionale dhe rrezikojmë të shkojmë në një demokraci të dështuar. Kemi një ekonomi jo të hapur, por të kapur, që i shërben familjes politike dhe biologjike të kryeministrit. Gjithashtu, jo vetëm që nuk kemi drejtësi të pavarur, por për fat të keq kemi drejtësi politike, sidomos në këto momente”, ka pohuar Brace.

Sipas tij, fakti që presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso anuloi vizitën në Tiranë tregon se Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment