Kuyt: Liverpooli ende është nga më të mirët

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, beson se skuadra e tij akoma është nga klubet më të mëdha evropiane, përkundër dështimeve në sezonet e fundit.

“Kam nënshkruar kontratë të re, sepse kam besim te ky klub. Sa kam mundur të vërej, është se ambiciet janë të larta’.

“Unë ndjej se jam te një nga top-klubet në Evropë. Qëllimi është që të bëhemi kampionë dhe të fitojmë kupa, dhe unë do të ndihmoj”, ka thënë holandezi. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment