Oferta e Milanit për Witsel e pamjaftueshme

Milani nuk i ka përmbushur pritjet e Standard Liege në lidhje me ofertën për transferimin e Axel Witsel.

Zëvendëspresidenti i Standardit, Luciano D'Onofrio, ka bërë të ditur se oferta e Rossonerëve për shërbimet e 22-vjeçarit është shumë larg asaj që kërkon klubi i tij aktual.

“Pranoj se ka pasur kontakt mes Standardit dhe Milanit në lidhje me Witsel. Ende ekziston një diferencë e madhe mes ofertës së Milanit dhe çmimit që kërkojmë ne”, ka thënë D'Onofrio. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment