Bushati: Të hetohen gjyqtarët

Për socialistët vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një vendim subjektiv i pabazuar dhe jo i drejtë.

Dukë folur në emisionin Shqip në Top Channel, deputeti socialit, Ditmir Bushati hodhi dyshime të forta, jo vetëm për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, por për të gjithë sistemin e drejtësisë. Ai la të kuptohej se ky sistem vuan që nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një fushatë për kontrollin e pasurive të gjyqtarëve, por që fatkeqësisht mbeti pa u bërë. Mendoj që vetë nënkryetari KLD-së, duhet të hetohet pasi mesa duket ka një prioritet tjetër me Aleancën Kuq e Zi”, tha Bushati.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment