Kthehet i dehur, familjarët e gjejnë të vdekur në oborrin e banesës

Kthehet i dehur në shtëpi, vdes nga rakia në oborr 49-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të së dielës, duke zbardhur mëngjesi i sotëm në lagjen “Syrja Dylgjeri’, Elbasan, kurse viktima është Eduart Topi.


Trupi u gjet nga familjarët që e dërguan menjëherë me të marrë ndihmën mjekësore, kurse një grup hetimor u ngrit për ngjarjen.Nga kryerja e veprimeve proceduriale, si marrja e deklaratave të familjarëve të tij, si dhe nga këqyrja e kufomës, paraprakisht mendohet se vdekja e Eduart Topit, ka ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të pijes alkoolike dhe vdekja është natyrale.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment