Man City, 40 milionë euro për Hamsikun

Sipas medieve italiane, Manchester City gjatë kësaj jave do të paraqesë kërkesë zyrtare për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik.

Reprezentuesi sllovak spekulohet se kërkohet nga klube të mëdha evropiane, ndërsa menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, duket i vendosur për transferimin e tij në Eastlands.

Në fakt, City thuhej se është i gatshëm të ofrojë rreth 35-40 milionë euro për Hamsikun, shifër e cila mund të bind drejtuesit e Napolit për shitjen e tij. 23 vjeçari ka bërë 140 paraqitje për Napolin pas transferimit më 2007 nga Brescia.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment