Dhjetëra mijëra të rinj në Maqedoni dynden në rrugë në protestë kundër policisë

Prej disa ditësh Maqedonia është në qendër të medias së huaj, e jo për shkak të zgjedhjeve të sapopërfunduara, por për shkak të disa protestave madhështore, të organizuara nga rinia e këtij vendi. Të rinjtë kanë dalë në protestë kundër policisë pas vrasjes së 22 vjeçarit Martin Neskovski në Shkup, të dielën e shkuar. Me tu përhapur lajmi në media, të rinjtë kanë përdorur rrjetet sociale për tu organizuar në protestë kundër dhunës policore. Ata kanë kërkuar që të rishiten ligjet për policinë dhe të dalin përpara drejtësisë vrasësit e të riut. Neskovski u vra më 6 qershor në Sheshin Maqedonia në Shkup. Të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Brendshme dhe të zëdhënësit të policisë. Edhe pse protestat kanë qenë madhështore, të rinjtë thonë se ato do jenë paqësore dhe pa ndikim politik. Ata kanë hedhur poshtë kërkesat e disa përfaqësuesve të opozitës për të marrë pjesë në mitingje. Mediat raportojnë se policia ka bërë tentativa për të zbutur kurbën e pjesëmarrësve, por një gjë e tillë vetëm sa do acarojë më tepër të rinjtë.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment