Kryesia e AKR-së: Pacolli kandidati i vetëm për kryetar

Kryesia e Aleancës Kosovare e Re pas bisedave edhe me kryetarët e degëve të saj, ka vendosur që si kandidatë të vetëm për kryetar të partisë ta propozoj, Behgjet Pacolli. Kjo kryesi, kërkoi që t’i japin fund spekulimeve në media lidhur me kandidatët e ndryshëm që mund të jenë kryetar të AKR.

Aleanca Kosova e Re, pas konsultave brenda kryesisë së ngushtë, i ka vlerësuar shkrimet e ndryshme në media, për përballje kinse në mes të Behgjet Pacolli dhe kandidatëve të tjerë të mundshëm , si tendencioze dhe dashakeqëse.

“Kjo Kryesi shpreh bindjen e thellë se në rast se z. Behgjet Pacolli do ta pranoj kandidimin që të rizgjidhet në Krye të AKR-së, mbështetja do të jetë unanime nga të gjitha strukturat e AKR-së , përfshirë edhe mbështetje e tërësishme nga emrat e personaliteteve që janë përfolur këtë kohë si kandidat të mundshëm”, thuhet në reagim.

Kryesia qendrore thuhet se ka konsultuar edhe Degën e AKR-së në Mitrovicë, e cila një ditë më herët ka dërguar njoftim lidhur me propozimet për ushtrues detyre të kryetarit të Partisë.

“Pas këtyre konsultave Kryesia e Degës së AKR-së në Mitrovicë ka shprehur me unanimitet mbështetjen e vet për Kandidimin e z. Behgjet Pacolli si Kryetar i Partisë dhe ka sqaruar se propozimi për z. Rrahim Pacolli ka qenë vetëm për ushtrues detyre deri në Kuvend, por në asnjë mënyrë kjo Kryesi nuk ka dhënë propozime për Kryetar Partie pasi për këtë vendos Kuvendi Qendror”, thuhet më tej në reagim.

Gjithashtu, sipas Kryesisë së AKR-së nuk ka kurrfarë përçarje në mes të anëtarëve të strukturave të larta të kësaj partie.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment