“Obama ye-le-le” për Michelle

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, është pritur sot në Botswana me thirrjet: “Obama-ye-le-le”.

Një grup prej 50 fëmijësh, shumë prej të cilëve vishnin kostume tradicionale, kanë përshëndetur mbërritjen në vend të delegacionit amerikan, në të cilin bëjnë pjesë edhe vajzat e para, Sasha e Malia Obama.

Vizita e parë e zonjës së parë në vendin afrikan ka qenë në një qendër për fëmijët e specializuar për kurimin e SIDA-s.

Ndërkohë përpara se të nisej për në Botswana, Michelle ka bërë aktivitete fizike përpara kamerave në një palestër së bashku me vajzat dhe arkipeshkëvin Demond Tutu.

Për të promovuar mesazhin e fushatës “Let's Move!”, për të cilën Michelle Obama punon prej një viti, edhe arkipeshkëvi afrikanojugor, 80 vjeç, ka bërë disa përkulje të vogla, së bashku me Obamën.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment