Arrestohet Malken Muho, kreu vrasje të trefishtë

Eshtë arrestuar në Paris shtetasi shqiptar i shpallur ne kerkim nderkombetar nga drejtesia shqiptare, për vrasje të trefishtë. Malken Muho, 32 vjeç mësohet se është autori i tre vrasjeve datojnë në korrikun e vitit 1998, dhe disa plagosjeve në qytetin e Beratit.

Mesohet se Muho ka qelluar ne drejtim te nje lokali duke lene te vrare shtetasit, Englent Toska, Gëzim Arapi, Mustafa Ruhja si dhe ka kryer disa plagosje.

Muho rezulton të jetë i dënuar nga gjykata e Beratit me 21 vite heqje lirie.

32-vjeçari ishte në skedën e të kërkuarve nga Interpol pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Beratit.

Pritet ekstradimi i tij drejt Shqiperise.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment