Kosova po përparon me turizëm.

Kosova po bën hapa përpara në planin e turizmit vendor, dhe se këto vlerësime janë dhënë nga kompania “Skyscanner”. Sipas një studimi të kësaj kompanie të publikuar në muajin maj, Kosova ka arritur që nga vendi 100 në listë, të arrijë në vendin e 67.


Kjo parë si një çudi nga analistët e kësaj kompanie, të cilët merren me përgjimin e turizmit në tërë botën si dhe organizimin e fluturimeve dhe bashkëpunimit me hotelerinë e shteteve, raportoi INA.

Sikur që Kosova të ketë edhe në muajt e ardhshëm një vëllim të tillë, atëherë ajo vetëm brenda dy viteve do të arrinte në top listën e vendeve më të vizituara në botë, njofton “Skyscanner”.

Kroacia është tani për tani në listën e 10 vendeve më të njohura, mirëpo asaj iu desh dekada të tëra për të arritur në top 10. Shqipëria ka arritur në top 50, duke zërë vendin 38 në listë.

Kështu që “Skyscanner” këshillon që të gjitha agjencitë turistike që të marrin një “Tour të Kombinuar”, ku për 1500 euro do mund të vizitojnë Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Një pjesë e agjencive ka filluar bashkëpunimin në bazë të sistemit të “Skyscanner”. Sipas informatave marrë nga kjo agjenci, pothuaj se që të gjithë turistët ishin të kënaqur me vizitën e tyre në këtë rajon dhe lobojnë edhe para turistëve të tjerë që të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë. 

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment