Vettel & Messi, të lindur për të qenë të parët!

Sebastian Vettel dhe Lionel Messi, dy yjet e sportit për momentin, të dy të lindur në vitin 1987. Bëhet fjalë për pilotin më të mirë të momentit në Formulën 1 dhe futbollistin më të mirë të momentit dhe ndoshta ndër më të mirët në histori.



Viti i gjigandëve, 1987!

Astrologu gjerman Aleksander von Shilefen ka deklaruar: "Nuk është koincidencë që të lindurit e këtij viti janë të gjithë kaq shumë të sukseshëm. Në atë vit ka një vendosje planetare shumë të cudishme por që lidhet me këtë gjë. Një nga rezultatet e asaj vendosjeje të planeteve, shpjegohet përvecse me suksesin edhe me disiplinën. Megjithatë nuk mbyllet vetëm këtu, të lindurit e atij viti në aktivitetet e tyre mund të fitojnë gjithcka. Të dy këta personazhe që janë marrë për t'u përballur janë të shenjës së gaforres. Të dy këta sportistë janë në gjendje shumë të mirë fizike dhe në ritëm të lartë."


Sebastian Vettel

Sebastian Vettel


Sebastian Vettel fitoi në Montekarlo në moshën 23 vjeçare, një ndër garat më të vështira dhe padyshim më prestigjoze në kalendarin e Formules 1.


Fëmijëria


Ishte vetëm 3 korriku i vitit 1987, kur lindi vëllai i dy motrave Stefani (aktualisht 27 vjeçe) dhe Melani (aktualisht 25 vjeç) dhe vëllait Fabian i cili aktulisht është 12 vjeç. Babai i Fetel, Norbert (51 vjeçar) i mblodhi të gjitha paratë e tij për të krijuar firmën "Karting Sebastian". Me këtë skuadër ai mori pjesë në gara të ndryshme të shteteve të ndryshme, ku sëbashku me fitoret grumbullonte edhe sponsorizime. Gjithmonë skuadra e tij mezi arrinte të përmbushte kërkesat financiare.

Karriera

Sebastian Vetel ka hipur në një makinë në moshën 3 vjeçare që mbante edhe atë herë emrin Red Bull. Më pas kur mori pjesë në garat e formulës Kart në moshën 14-vjeçare, ai u shpall kampion Europe për të rinjtë, në moshën 17-vjeçare fitoi kampionatin e Formulës BMW sërish për të rinj, duke arritur sukses në 18 nga 20 gara. Në moshën 18 vjeçare ai zhvillon dhe testimin e parë zyrtarë të Formulës 1 me skuadrën BMW-Williams. 
Në moshën 19-vjeçare ai zhvillon për herë të parë një garë të Formulës 1, renditet në vendin e tetë në garën e Hungarisë. Në moshën 21-vjeçare ai arrin fitoren e parë në Formulën 1, Cmimi i Mad hi Monzës me skuadrën toro Rosso. Një vit më pas shpallet kampion bote në moshën 23-vjeçare duke qenë piloti më i ri në histori që fiton këtë trofe. Konntrata e tij me skuadrën Red Bull është deri në vitin 2014-të, për një pagë prej 15 milion euro në vit.


Karakteri


Me pak fjalë mund të konsiderohet tip interesant, ambicioz dhe kërkues. Nuk bën compromise dhe gjithmonë' synon të drejtën. Ndoshta një lloj akrobati e një kombinim midis egoistit dhe një shokut të mirë të skuadrës. Gjithmonë ka një përgjigje të zgjuar për cdo pyetje që i bëhet, gjithashtu nuk reagon ndaj sulmeve verbale. Për cdo gjë e ka një zgjidhje dhe madje të shpejtë ashtu si piloton.


Atë që ka ai në këtë moshë 23-vjeçare nuk e ka askush nga pilotët e Formulës 1. Ai di të mësojë nga gabimet e tij më shpejtë se të tjerët. GJëja tipike e Vetel: Ai dëgjon dhe vlerëson cdo gjë që kanë të tjerët, di të përshtatet, sa i përket ushqimit preferon picat, ashtu si bëri edhe në qendrën e skuadrës së tij në Montekarlo, ku darkoi bashkë me familjen.


Dashuria


I pëlqen të qëndrojë në fermën e tij në kantoni Turgau të Zvicrës, do të jetë i padushkshëm e për këtë arsye k andërtuar një mur gjigand. Privatësia për të është private. Hana është një vajzë që e ka njohur që në fëmijëri e qëndron me të prej gjashtë vitesh.

Messi

Lionel Messi, 1.69 m i gjatë, i njohur si "Pleshti". Ka fituar me Barcelonën kohët e fundit Champions League ku mundi në finale 3-1 Manchester Junajtid. 23-vjeçari argjentinas është futbollisti më i mirë në botë i momentit.

Lionel Messi



Fëmijëria
Messi ka lindur më 24 qershor të vitit 1987 në Rozario, në një familje të varfër. Babai i tij Horge ishte punëtor, ndërsa nëna Celia ishte shtëpiake. Ka tre motra dhe një vëlla, Rodrigo (30 vjeç) që gjithashtu është edhe menaxheri i tij. Kur ai ishte 11 vjeç, ishte i gjatë vetëm 1.40m dhe peshonte 30 kg. Për të fituar paratë që i duheshin për ilacet e të birit, babai i Messit udhëtoi pë rnë Spanjë në vitin 2000 si emigrant. Më pas ishte Barcelona që u morr me trajnimin mjeksor. Më pas nëna e tij u rikthye në argjentinë pasi nuk mund të qëndronte larg atdheut.




Karriera


Në moshën 5 vjeçare fillo të luante me Grandolin. Trajneri i tij i parë ishte Horge Papa. Në 1995 ndryshoi skuadër e kaloi te Rozario. Në vitin 2000 ai filloi të aktivizohej te ekipet e moshave të Barcelonës. Trajneri Karlos Reksak thoshte: "Që në minutën e parë që e aktivizova iu ofrua kontrata." Messi stërvitej te shkolla e Barcelonës e cila mban emrin "La Mesia".

Në vitin 2004 ai debuton me ekipin e parë edhe pse ishte vetëm 16 vjeç, trajneri i asaj kohe Frenk Rajkard, që ai e cilëson si profesori" kishte shumë besim. Në vitin 2005 debutoi në ndeshjet me ekipin e parë të Argjentinës ndërsa në vitin 2008 fitoi Olimpiadën. Dy herë ka marrë trofeun e lojtarit të vitit dhe ka fituar 3 Champions League. Ka një kontratë deri në 2016-n për një pagë vjetore prej 12 milion eurosh.


Karakteri


Messi është një tip i qetë dhe i turpshëm. "Ai qëndron me të dyja këmbët në tokë," - thotë babai i tij Horge. - "Ai është disi i lëvizshëm si të gjithë djemt e moshës së tij, ka brenda edhe djallzinë e një djaloshi të ri." Eshtë ambicioz edhe pse vetëm një djalë i ri. Baba ii tij shton: "Kalon kohën duke luajtur me letra dhe i hedh letrat tej kur humbet. i pëlqen të luaj "Playstation" dhe të dëgjojë këngët e grupit Oasis."



Dashuria

Jeta private e Messit është vërtetë e tillë. E dashura e tij Antonela është studente dhe vetëm 23 vjeç, njifen bashkë që prej 5 vitesh. Ajo është motra e shokut të tij më të ngushtë nga Rozario.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment