Erdogani fiton zgjedhjet parlamentare në Turqi.

Në krye të pushtetit të Turqisë duket se nuk do të ketë ndonjë ndryshim, sepse kryeministri i mëparshëm do të vazhdojë të mbetet në pushtet. Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës partia fetare-konservatore AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan i ka fituar qartë votime.

Pasi janë numëruar rreth gjysma e votave AKP kryeson me një rezultat rekord prej rreth 55%. Por kësaj partie i mungon megjithatë shumica e nevojshme e dy të tretave. Ajo mund të ketë 337 nga 550 mandate parlamentare gjithsej në parlamentin e Turqisë, duke qenë kësisoj nën kuotën e dy të tretave me 367 mandate.
Erdogan me një shumicë të tillë do të kishte arritur ta ndryshonte kushtetutën pa qenë nevoja për referndum. Kritikët druhen, se 57 vjeçari besimtar mysliman mund t’ i shmangej me këtë karakterit laik të republikës turke. Në zgjedhjet e vitit 2007 AKP-ja, që qeveriste qysh nga 2002 fitoi me vetëm 46,6 % të votave.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment