Kompiuteri THQ me Xbox-360 dhe PS3

Kishte kohë që flitej për një bashkëpunim të ri mes Microsoft dhe Sony për krijimin e një kompiuteri të ri lojrash portativë, me sistemin e Xbox-360 dhe PS3 të integruar. Por, këtë rradhë, kjo pajisjen nuk ka ardhur nga këto dy kompani të mëdha, por nga një e tretë: THQ.



Kompania Technology High Quality ka njoftuar se do të hedhë në treg në Nëntor këtë prototip të quajtur tableti uDraw Game. Ky model, i cili ka për synim të konkurojë kompiuterin e ri të Nintendo Wii U, ka një ekran 7.5-inch me prekje, ka në të dyja anët komandat dhe është më i hollë dhe më i lehtë se pajisja e Nintendos.



Ai gjithashtu mund të përdoret edhe për vizatime ose bllok shënimesh. Tableti uDraw Game del në treg në muajin Nëntor dhe pritet të kushtojë më pak se 100 $. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment