Kinë, inflacioni nën kontroll

Kryeministri kinez Wen Jiabao ka deklaruar se Kina mund ta kontrollojë inflacionin dhe të vazhdojë të ruajë rritjen e saj të fortë ekonomike.

Në një shkrim në “Financial Times”, Jiabao ka dhënë garancinë e tij se rritja e cmimeve do të jetë tërësisht nën kontroll brenda vitit.

Kryeministri është shprehur se, ndërkohë që bota ende po rimëkëmbet nga kriza financiare globale, sfida të reja kanë dalë në horizont.

“Vendet duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën për t’u përballur me këto rreziqe”, ka deklaruar kryeministri.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur shqetësimi për inflacionin kinez është në rritje. Ekziston frika se cmimet e larta mund të devijojnë rritjen e brendshme dhe atë globale, duke shkaktuar protesta civile.

(top-channel.tv) 

No comments:

Post a Comment