Aksident ajror në Itali

Me rastin e rrëzimit të një aeroplani të vogël, i cili po fluturonte nëpër mjegull të dendur nga Kana për në Venedik, kanë humbur jetën tre shtetas francezë.
Aeroplani është rrëzuar të enjten në veriperëndim të Italisë, në afërsi të një fshati në rajonin Valbromida, jo larg portit të qytetit Savona, njoftojnë mediat italiane.
Me këtë rast kanë humbur jetën dy meshkuj të moshës 48 dhe 63-vjeç, si dhe një femër 62-vjeçare.
Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në rrjedhë e sipër.

(rtv21.tv) 

No comments:

Post a Comment