iPhone i ri në gusht

Kompania “Apple” do të prezantojë muajve të ardhshëm iPhone-n e ri, por duket se ende nuk ka vendosur se si do të duket dizajni.
Edhe pse është thënë më herët se prezantimi i këtij modeli do të bëhet në shtator, tash mediat amerikane përmendin muajin gusht.
Duke iu referuar burimeve të paemëruara, mediat amerikane shkruajnë se prezantimi i iPhone të ri do të bëhet deri kah gjysma e gushtit, por në shitje do të jetë vetëm në shtator, kur do të prezantohet edhe iOS 5, për shkak të të cilit, siç thuhet, është shtyrë edhe prezantimi i iPhone të ri.
Derisa disa thonë se “Apple” do të vendosë për një “dizajn tjetër radikal”, disa të tjerë duke iu referuar burimeve të afërta me kompaninë thonë se nuk do të ketë ndryshime.
Ajo që flitet tash për tash është se iPhone i ri do të ketë kamerë prej 8 mega-piksel, për dallim nga 5 sa ka iPhone 4 dhe çip A5 si në iPad 2.
Portali Bloomberg transmeton se “Apple” po punon edhe në një version më të thjeshtë të iPhone, i cili do të ketë të njëjtin çip dhe ekran si iPhone 4, për shkak të konkurrencës së ashpër me Android, i cili ka çmime më të ulëta.

(rtv21.tv) 

No comments:

Post a Comment