Kasaphanë në Pallatin Presidencial: 11 të vrarë, 124 të plagosur

 
11 të vdekur dhe 124 të plagosur, është bilanci zyrtar i bombardimit të djeshëm të Pallatit Presidencial në Jemen, sipas mediave zyrtare vendase

“Lehtë është plagosur në kokë presidenti Saleh, por nuk është në rrezik shëndeti i tij dhe nuk do të shkojë për mjekim jashtë Jemenit”, kanë shtuar mediat qeveritare, ndërkohë që vetë presidenti, nuk ka mbajtur fjalimin e planifikuar për të premten, por një mesazh radiofonik ku siguron se “është mirë me shëndet”.

“Pjestarë të presidencës dhe të qeverisë, janë transportuar në Arabinë Saudite për mjekim, për faktin se spitalet atje kanë teknologji më të kirë, kanë shtuar mediat qeveritare në Sanaa.

Në Arabinë Saudite janë dërguar kryeminstri Mutzaur, kreu i Parlamentit al Rai, Kreu i Këshillit të Shtetit, Abdel Gani si dhe dy nënkryetarët e qeverisë, Abu Ras dhe Al Alimi.

Ndërkohë, në aerodromin e kryeqytetit Sanaa, ndodhet një aeroplan spitalor arabosaudit.

Nga Janari i këtij viti, presidenti Saleh ndodhet përballë zemërimit popullor, ku i kërkohet të largohet nga pushteti pas 30 vitesh në të.

Por ditët e fundit, zemërata popullore është zgjeruar dhe protestat kanë degjeneruar në përleshje me armë.

Ndërkohë, një burim nga qeveria e Arabisë Saudite, që ka dashur të ngelet anonim, ka thënë për agjencinë Reuters se “presidenti Saleh, nga momenti në moment pritet të shkojë në Riad, për tu mjekuar në kokë dhe në gjoks, nga plagosja e djeshme”.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment