FIC nxjerr tre tablete Elija

 
Kompania FIC (First International Computer) është rikthyer fuqishëm në treg, ndërsa ka prezantuar tre tablet të rinj të quajtur Elija.

Ky tablet që punon me sistemin e operimit Android 2.3, vjen në tre modele: i pari vetëm me WiFi, i dyti me WiFi dhe teknologjine 3.5G ndërsa i treti me WiFi dhe teknologjinë 4G WiMAX.
Bëhet fjalë për një tablet me ekran 9.7-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 1024 x 768.

Ai ka një procesor Freescale i.MX53 1GHz, memorje të integruar 8 GB me mundësi rritje, kamer 5 megapiksel në pjesën e pasme të tabletit dhe një tjetër 2 megapiksel në pjesën ballore të tij, G-sensor, Bluetooth, një portë mini-HDMI dhe një portë USB-je.

Për momentin nuk ka asnjë datë për daljen e këtij Androidi dhe as për çmimin e tij.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment