Skandali i basteve në Itali, shqiptari implikon dhe Fratinin

Këto ditë Italia po tronditet nga një skandal bastesh sportive, që mund të jetë ndër më të mëdhenjtë që ka njohur sporti botëror. Emra futbollistësh të njohur po dalin në listë. Nuk mungojnë edhe emrat e dy shqiptarëve, të arrestuar për këtë çështje. Por më kryesori duket se është një person i quajtur Ismet Mehmeti, që disa media thonë se është një 53 vjeçar nga Peqini. Ai ndihmonte në vënien e basteve edhe në Tiranë për ndeshjet. Bëhet fjalë për shumë gjigante prej miliona euro për një ndeshje.

Por siç shkruan sot gazeta italiane “La Repubblica”, në përgjimet që disponon policia, shqiptari Ismet Mehmeti implikon edhe ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini. Gazeta thotë se Mehmetit i është përgjuar një telefonatë me drejtorin sportiv të Ravenës, Serxhio Bufone, gjatë të cilës flitet për takimin me Fratinin. Në mes të bisedës për “punën”, Mehmeti thotë se ka takuar ministrin. Më pas ai thotë se ministri është Fratini.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment