Kalon nga obeze në anoreksike, tani rrezikon jetën

Historia e 21-vjeçares Malissa Jones ka tronditur gjithë Britaninë e Madhe. 18 muaj më parë ajo peshonte 174 kilogramë ndërsa tani, pas një ndërhyrje me byppas, ajo peshon vetëm 40 kilogramë.
Një gjë e tillë ka bërë që ajo të kthehet në anoreksike dhe tashmë rrezikon seriozisht të humbasë jetën. Mjekët thonë se nëse nuk fillon që të hajë rregullisht, 21-vjeçarja mund të jetojë edhe vetëm gjashtë muaj. Ky rast ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve që t’u shmangen ndërhyrjeve për heqjen e peshës, por edhe të shmangin dietat drastike, pasi ao mund të të marrin edhe jetën, sin ë rastin e kësaj vajze.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment