Skandali, në lojë edhe Toti e Kristian Vieri

Në një përgjim të fundit të Prokurorisë së Kremonës, një “kapiten verdhekuq” paska deklaruar se Fiorentina-Roma (2-2) do të kishte përfunduar me shumë gola. Kaq ka mjaftuar që media italiane të hedhë në valle emrin e Françesko Totit, kapitenit të Romës, duke iu referuar edhe ndeshjes në skandalin e basteve. Sikur të mos mjaftonte emri i Totit, në përgjimet e zbardhura figuron edhe emri i Kristian Vierit, lidhur me takimin Inter-Leçe, të përfunduar në shifrat 1-0. Ai që përmend emrin e sulmuesit është Ivan Tiski, një ndër të hetuarit që i përket grupit të “ciganëve”.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment