Trukimet, Bepe Sinjori, lidhje deri në Singapor

Dje, Xhuzepe Sinjori është paraqitur në Prokurori dhe për më shumë se një orë i është përgjigjur pyetjeve të hetuesit Guido Salvini. Pas takimit, me anë të avokatit të tij Silvio Karoli, ai ka sqaruar se nuk ka lidhje me bastet. Ndërkohë, media italiane thekson se lidhja e Sinjorit me bastet shkon deri në Singapor, por investigatori i tij privat, Ugo Vitori, përgënjeshtron kategorikisht këtë fakt. “Sinjori do të bashkëpunojë me Drejtësinë, për të sqaruar këtë skandal të madh, por tashmë boll me idiotësi të tipit që ka lidhje me deri në Singapor”.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment