Kaçin: Tadiç po promovon Jahjagan

 
Jellko Kacin, raportuesi i BE-së për Serbinë, ka thënë se presidenti serb Boris tadiç, nuk po bën gjë tjetër veçse po ndihmon më shumë promovimin e presidentes së Kosovës duke bojkotuar tubimet.

Ky gjest sipas tij i rrit vlerën deh promovon më tepër presidenten Jahjaga.

Kacin ka thënë në një intervistë për të përditshmen Danas se nuk e kupton mospjesmarjen e Tadiçit në tubimin e Varshavës.

Sipas tij kjo është një shenjë negative edhe për edhe për Poloninë, vend gjatë kryesimit të të cilit me BE-në pritet që Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Të merresh me çështjen e Polonisë se a guxon apo jo ajo të ftojë dikë mysafir, është e budallallëk”, tha Kacin.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç nuk ka marrë pjesë në samitin e vendeve të Evropës së mesme dhe juglindore, sikundër as në Romë, me rastin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, për arsye se në ato tubime është ftuar edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Përsa i përket ndarjes së Kosovës ai shprehet:
“Serbia duhet ta kuptojë se marrëdhëniet e mira me Kosovën janë në interes jo vetëm të Serbisë si shtet, por edhe në interes të serbëve në Kosovë. Kosova nuk mund të ndahet. Ndarja e Kosovës është edhe ndarje e Serbisë në afat të gjatë”. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment