Shampanja 200 vjeçare shitet për 30 mijë euro

Një shishe shampanjë e kantinës Veuve Cliquot me vjetërsi 200 vjeçare, u shit ditën e djeshme kundrejt shifrës rekord të 30 mijë eurove.


Ankandi për shitjen e kësaj shampanje u organizuar në arkipelagun Finlandez të Aaland, afër vendit ku ishte gjetur kjo shishe në fund të detit Balltik.

Shampanja e shitur me çmimin rekord ishte pjesë e një ngarkese të gjetur në Korrik të vitit 2010 në një anije të fundosur mes viteve 1825 dhe 1830 afër arkipelagut të Aaland.

Siç është njoftuar fituesi i cili pagoi shifrën marramendëse prej 30.000 eurosh është nga Singapori.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment