4 Qershor 2011, çfarë ka ndodhur si sot në Shqipëri dhe në Botë

Ngjarje

781 p.e.s. – Vërehet për herë të parë Eklipsi i diellit në Kinë.
1584 – Sir Walter Raleigh krijon koloninë e parë angleze në Ishullin Roanoke (tash Karolina Veriore).
1615 – Rrethimi i Osakës :Forcat e udhëhequra nga Tokugawa Ieyasu e marrin Kështjellën e Osakës në Japoni.
1783 – Vëllezërit Montgolfier paraqesin publikisht montgolfière (balonin e tyre me ajër).
1794 – Trupat britanike pushtojnë Port-au-Prince në Haiti.
1859 – Në Betejën e Magentës, trupat franceze nën komandën e Louis-Napoleonit, mundin trupat austriake.
1912 – Massachusetts bëhet shteti i parë i SHBA-ve që vendos pagën minimale për punëtorët.
1917 – Jipet për herë të parë Çmimi Pulitzer: Laura E. Richards, Maude H. Elliott, dhe Florence Hall marrin çmimin e parë për biografi (për Julia Ward Howe). Jean Jules Jusserand e merr çmimin e parë për histori për punën e tij With Americans of Past and Present Days. Herbert B. Swope e merr çmimin e parë për gazetari për punën e tij New York World.
1919 – Të drejtat e femrës: Kongresi amerikan aprovon Amendamentin e 19-të të Kushtetutës së SHBA-ve, i cili garanton të drejtën e votës për gratë, dhe dërgohet në të gjitha shtetet federale amerikane për ratifikim.
1920 – Me marrëveshje të forcave botërore në Kongresin e Versajës në Paris, Hungaria humb 71% të territorit dhe 63% të popullatës.
1928 – Kryetari i Kinës Zhang Zuolin vritet nga agjentët japonezë.
1940 – Lufta e Dytë Botërore: Forcat naziste hyjnë në Paris, për ta marrë qytetin vetëm pas 10 ditësh (14 qershor 1940)
1943 – Një grushtshtet në Argjentina e largon Ramón Castillon.
1970 – Tonga e fiton Pavarësinë nga Britania e Madhe.
1986 – Jonathan Pollard deklarohet fajtor për spiunazh, për shitjen e të dhënave sekrete të SHBA-ve drejt Izraelit.
1989 – Pas vdekjes së Ayatollahut, Ali Khamenei zgjedhet Lideri Suprem i Iranit.
1989 – Një shpërthim i gazit bërthamor në afërsi të Ufas, Rusi, vret 575 njerëz, pasi qëdy trena hedhin shkëndija afër një naftësjellësi që rrjedh.
1989 – Viktimat e vrasësit Oba Chandler gjenden në Tampa Bay, Florida. Chandleri nuk do të mund të kapet para vitit 1992.
1996 – Fluturimi i parë i Ariane 5 ekplodon pas vetëm 20 sekondave pasi që është lansuar.
2001 – Pas masakrës në Pallatin Mbretëror në Nepal, hip në fron Gyanendra, duke qenë kështu mbreti i fundit i Nepalit.
Lindje

1738 – George i III, mret iBritanisë së Madhe
1816 – Adele Muzzarelli,këngë tar italiane
1881 – Natalia Gončarova, piktore ruse
1908 – Jan Zdeněk Bartoš, kompozitor çek
1931 – Antun Vrdoljak, aktor dhe preoducent kroatt
1947 – Viktor Klima, politikan austriak
1955 – Val McDermid, romansier skocez
1966 – Cecilia Bartoli, sopraniste italiane
1975 – Angelina Jolie – Aktore nga ShBA
Vdekje

1798 – Giacomo Casanova, avanturist italian
1876 – Abdul Aziz, sulltan osman
1941 – Wilhelm II, mbret i prusian

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment