Itali, vijon votimi për referendumin.

Për herë te 63-te që prej krijimit të Republikes ne vitin 1946, italianet po votojne që ditën e djeshme per referendumin popullor që ka lidhje me energjinë bërthamore, privatizimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe imunitetin penal të Berluskonit.
Deri mbremjen e se djeles, votuan mbi 41 % e italianeve të thirrur të shprehin mendimin e tyre mbi hedhjen poshtë apo jo të katër ligjeve që kanë shkaktuar polemika dhe interes të madh. Gjate dites se sotme, votimet vazhdojne deri ne oren 15.00.

Dy nga ceshtjet e diskutuara, kane te bejne me privatizimin e disa shperbimeve publike, njeri ne menyre te veçante me privatizimin e ujesjellesve. Referendumi i trete ka te beje me ligjin e nxjerre nga qeveria e kryesuar nga Berlusconi mbi prodhimin ne vend te energjise berthamore, gje qe eshte kundërshtuar me force, por qe tani i takon votuesve te vendosin.

Referendumi i katërt kërkon që qytetarët të shprehën mbi të ashtuquajturin “pengesë të ligjshme”. Ky ligj u aprovua ne Janar të vitit të kaluar dhe synonte t’i evitonte përkohesisht kryeministrit disa nga gjyqet e tij. Që të jenë të vlefshme, në këto referendume duhet të votojnë 50% plus një të personave me të drejtë vote.

Sipas vlerësimeve paraprake, ka shumë shanse të kapërcehet limiti, i 50% të votuesve të regjistruar, e cila është thelbësore në mënyrë që të jenë ligjërisht të efektshme rezultati i detyruar në një farë mënyre për katër referendumet.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka bërë tashmë të njohur, se nuk do të votojë, po të njëjtën gjë do bëjë dhe kreu i “Legia Veriut” Umberto Bossi.

Ndërsa, Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, Presidenti i Senatit, Renato Skifani si dhe kryetari i Parlamentit Tzanfranko Feeney, kanë opinion të kundërt nga Berluskoni dhe Bossi, pasi kanë deklaruar se synojnë të ushtrojnë të drejtën e votës.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment