Islami: Rama nuk e tërheq më karrocën e PS-së

“Edi Rama nuk e tërheq dot më karrocën e PS-së”, kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, në një intervistë për mediat vizive.

“Që nga viti 2009 është krijuar ideja në bazë të fakteve dhe rezultateve se Rama ose nuk i grumbullon, ose nuk i ruan dot votat e tij. Ka arritur një situatë që Edi Rama nuk e tërheq më dot karrocën e PS-së”, tha zoti Islami.
Në lidhje me fituesin e Bashkisë së Tiranës, deputeti Islami tha se do të presë vendimin përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor.

“Janë dy rrugë që mund të çojnë në zgjidhjen e kësaj situate. E para: Rama merr përsipër të korrigjojë filozofinë e bashkimit të së majtës, koalicionet me aleatët, forumet dhe të lirive të brendshme në PS. Dhe e dyta, duhet të shkohet në një Kongres, ku secili të konkurrojë në të. Në një farë mënyre, një rithemelim i së majtës”, tha ai. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment