Shqipëria do kontribuojë për Libinë

Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami tha se, Shqipëria do të angazhohet për të kontribuar në periudhën e tranzicionit, që do të vijë menjëherë pas largimit të Gadafit dhe përfundimit me sukses të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e popullsinë civile në Libi. Ky angazhim vjen pas gatishmërisë së Shqipërisë për të vënë në dispozicionm të Aleancës Atlantike, gjatë kryerjes së operacionit ushtarak në Libi të gjitha lehtësirat aero- portuale të vendit.

Këtë deklaratë ministri i Mbrojtjes e bëri Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel.

“Shqipëria nuk ka kapacitete ajrore, apo navale për të marrë pjesë në këtë operacion, që synon embargon e armëve dhe krijimin e zonës së ndalim- fluturimit. Por Shqipëria do të marrë pjesën e saj në ndarjen e kostove të fushatës ajrorë të NATO- s në Libi. Shqipëria angazhohet për të kontribuar në të ardhmen e afërt me çfarëdo lloj kontributi, që do të ketë nevojë terreni, apo teatri i zhvillimeve post Gadafi në Libi. Fryma e përgjithshme e bisedimeve në këtë Ministerial është gadishmëria e vendeve anëtare për të kontribuar,”theksoi Imami për DË.

Ndërkohë, situata në Afganistan është një tjetër fokus i Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Shqipëria kontribuon në misionin ndërkombëtar të drejtuar nga NATO, të njohur me inicialet ISAF (International Security Assistance Force) me trupa luftuese:
“Po vazhdojmë të rrisim kontributin e Shqipërisë në Afganistan. Do të dërgojmë një togë për mentorim, drejtim, treinim të policisë afgane nga një specialistët shqiptarë. Po ashtu edhe një grup të policisë së shtetit”, tha për programin shqip të DË, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment