Ish ushtarë të UÇK-së i bashkohen grevës

Grevës së ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet t’i bashkohen edhe një numër i madh i veteranëve të luftës, të cilët tashmë janë nisur nga rrethet e ndryshme. Po ashtu numër i madh i Policisë së Kosovës janë mbledhur afër rrethojave të Qeverisë, ku veteranët e UÇK-së që 18 ditë janë duke mbajtur grevën.

Xhevdet Qeriqi, nga radhët e grevistëve tha se afër 200 veteranë kanë arritur në Prishtinë në mënyrë të organizuar që t’i bashkohen grevistëve.

Ai për Telegrafin tha se nuk priten protesta, mirëpo sipas tij kjo është një solidarizim i ushtarëve të UÇK-së.

Kërkesa e ish ushtarëve të UÇK-së është përshpejtimi i miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së si dhe zbatimi i këtij ligji. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment