Interi mendon për Cassanin

Zërat e fundit të merkatos Zikaltër flasin për një largim të mundshëm të mrojtësit Maicon dhe për këtë Inter është duke u përgatitur për të ardhmen duke gjetur një zëvendësuar Maicon me Mattia Cassanin.

Braziliani Maicon është objektiv i Real Madridit dhe mund të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë kësaj merkatoje verore, ndërsa Interi ka filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport dhe Sportmediaset, Inter është i interesuar për mbrojtësin e Palermos, Mattia Cassani. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment