Shefi i EULEX-it takoi përfaqësuesit e OJQ-ve

Shefi i EULEX-it, Xavier De Marnhac, u takua të hënën me disa përfaqësues të OJQ-ve duke përfshirë këtu edhe Institutin Kosovar për kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizjen FOL, Institutin për Studime të Avancuara (GAP), etj.
Sipas një komunikate për media, në këtë takim u diskutuan disa çështje duke përfshirë edhe rezultatet e EULEX-it në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, aktivitetet e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës, mandatin ekzekutiv dhe qasjen e misionit për monitorim, mentorim dhe këshillim.

“OJQ-të shprehën mbështetjen e tyre për misionin, por njëkohësisht edhe shqetësimet e tyre. Shefi i Misionit shprehu falënderimin e tij për punën e tyre, i dëgjoi me vëmendje ata dhe u angazhua në një diskutim të sinqertë e të hapur”, thuhet në njoftim. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment