Luan Omari: Presidenti, me votë nga populli

Një nga problemet me te mprehta për Shqipërinë gjate këtyre viteve, por edhe ditët e fundit, është konflikti dhe tensioni i krijuar nga cenimi i pavarësisë se institucioneve kushtetuese, si dhe nga ndarja jo e duhur e pushteteve. Luan Omari, një nga konstitucionalistet me te njohur ne vend, ia ka kushtuar botimin e tij te fundit pikërisht kësaj problematike. Ai thotë se shkelja e pavarësisë behet nga qeveria, ndarja mes legjislativit dhe ekzekutivit sfumohet për shkak te përkatësisë se njëjtë partiake, por edhe opozita nuk luan rolin e duhur për te ndaluar këtë dukuri. Ne librin “Ndarja e Pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese”, Luan Omari trajton edhe rolin e presidentit. Sipas tij, kreu i shtetit duhet te forcohet duke hedhur edhe njëherë idenë e zgjedhjes se presidentit me vote popullore. Botimi i Akademisë se Shkencave është promovuar ne prani edhe te konstitucionalisteve te tjerë, avokateve apo gjyqtareve.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment