Imer Selmani jep dorëheqjen

Imer Selmani, kreu i Demokracisë së Re ka dhënë të hënën dorëheqjen nga ky post pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni. Në një konferencë për gazetarët ai theksoi se dorëheqja e tij është akt moral dhe se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve bie mbi të.

Ai gjithashtu shprehu falenderime për votën e dhënë nga qytetarët si dhe për mbështetjen e aktivistëve partiak në zgjedhje.
Bëhet e ditur se Imer Selmani do të heqë dorë nga politika dhe do ti përkushtohet familjes dhe biznesit së tij. 

(Albeu.com)

No comments:

Post a Comment