Sarandë, gjykohen për grindje dy persona

Policia e Sarandës nisi të martën gjykimin në gjendje të lirë për shtetasin Erlin Rumani, 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi në datë 05.05.2011, ora 19:00, goditi me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetasin Thoma Cari.

Po në qytetin e Sarandës një tjetër shtetas, Artur Shino, 43 vjeç, banues në Delvinë ka nisur të gjykohet në gjendje të lirë. Shino rreth orës 04:00 datë 06.06.2011 në qytetin e Delvinës, goditi me grushta për motive të dobëta, shtetasin Habib Musta, 49 vjeç.

Materialet procedurale do t’i përcillen prokurorisë së Sarandës për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment