Griselda në banesën e prindërve në Tiranë s'kthehet në Kavajë

Bashkëshortja e kreut të bashkisë së Kavajës Griselda Roshi, ndodhet tashmë në shtëpinë e prindërve të saj në zonën e njohur me ermin “Ali Demi” në Tiranë. Pas orësh të tëra shoqërimi në disa institucione shtetërore, ajo është përcjellë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e prindërve të saj, dhe jo në Kavajë, në banesën e çiftit Roshi.

Nga mjekësia ligjore ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore 28 vjecarja është dërguar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” institucione që kanë konfirmuar faktin se Griselda nuk ishte dhe nuk ka qene kurre shtatzane. Më pas 28 vjecarja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u mor sërish në pyetje dhe u përball me faktet dhe provat që drejtësia kishte në dorë për të rrëzuar gjithë alibinë e ngritur prej saj.

Në këto kushte ajo është detyruar të pranojë se kishte trilluar gjithë historinë, ndërsa zyrtarisht ende nuk është mësuar se cili ka qenë shkaku i sajimit të kësaj historie që tronditi gjithë opinionin publik. Fillimisht policia dhe prokuroria rrëzuan pretendimet e saj për rrëmbim dhe pengmarrje, ndërsa më pas 28 vjecarja u detyrua të pranojë këtë gjë dhe të rrëzojë alibinë e ngritur prej saj.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment