Kryeministri i Hungarisë në Tiranë, takon Berishën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare. Kryeministri Orban është pritur nga kryeministri Berisha në ambientet e kryeministrisë ku po zhvillohet ceremonia zytare e pritjes.

Më pas, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim tet a tet, i cili do të pasohet me një takim të të dy delegacioneve, shqiptar dhe hungarez.
Rreth orës 10:50, dy zyrtarët e lartë, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp ndërsa më pas dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së Gurit të Paqes, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Gatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, kryeministri hungarez do të pritet në një takim edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment