Matura 2011, nis sot korigjimi i provimit të Letërsisë

Testet e Letërsisë të maturantëve në të gjithë vendin do të fillojnë të korigjohen gjatë ditës së sotme, ndërkohë që nuk do të ketë rivlerësim të tyre. Zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, garanton transapencë maksimale.

Ata do të shpërndahen në 6 qendrat e vlerësimit, 2 në Tiranë, në Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë dhe do të korigjohen me dorë. Ndërkohë që sipas rregullores së provimeve të maturës 2011, rezultatet do të dalin nga 10 ditë deri në 2 javë.

Shamata ka thënë se testet do të vlerësojnë së paku nga 4 persona të ndryshëm, dy do të jenë korrigjuesit e rradhës që bëjnë një vlerësim të pavarur nga njëri-tjetri dhe nxjerrin një lloj, vlerësimi. Nëse ka përputhje, drejtuesi i procesit të korrigjimit, mund t'i hedhë një sy, por problemi është i mbyllur. Nëse nuk ka përputhje, atëherë e merr një person tjetër që bën vlerësim të paanshëm dhe i fundit fare, është përgjegjësi i vlerësimit.

"Mundësia për rikorrigjim është e pamundur, sepse procesi kthehet nga e para dhe në njëfarë mënyrë bëhet i pamundur", është shprehur për gazetarët zoti Halit Shamata.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment