AMC ka shpallur fituesit e Konkursit të Fotografisë me Celuar What’s Up

AMC ka shpallur fituesit e Konkursit të Fotografisë me Celuar What’s Up. Ky është viti i tretë që kompania AMC organizon një konkurs për fotografitë e realizuara me celular duke nxjerrë në pah fuqinë komunikuese dhe krijuese të aparateve celular.

Më shumë se 400 fotografi u dërguan për të marrë pjesë nga fotografë entuziastë nga e gjithë Shqipëria si edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë. Fotografitë e këtij edicioni u strukturuan në kategoritë: Foto-gazetari, Peisazh, Jetë studentore / shkollore, Sociale si edhe në një kategori të veçantë për fotot që nuk përfshihen në kategoritë e tjera. Për secilën nga kategoritë u dha një çmim për fotografinë më të mirë.

Çmimin e parë, si fotografia më e mirë e këtij edicioni, e fitoi fotografia e dërguar nga Alba Canaj.


Fotografia fituese e konkursit, AMC

Ndërsa fotot që u shpallën nga juria si foto fituese për secilën nga kategoritë u realizuan nga Fatos Hakorja, Dorina Lekaj, Megi Nikolla, Besfort Kryeziu dhe Ada Shkurtaj.

Ashtu siç është njoftuar edhe më parë, çmimi i madh për fituesitn e këtij edicioni ishte i famshmi iPhone 4 ndërsa fituesit e tjerë morën nga një Motorola Defy Black.

Të gjitha fotografitë ishin momente nga jeta e përditshme duke përfshirë foto nga pjesë të ndryshme gjeografike të Shqipërisë, këndvështrime të ndryshme të situatave sociale dhe eksperienca personale. Cilësia e fotografive të dërguara përmirësohet çdo vit, si shkak përmirësimeve teknologjike të aparateve celular gjithashtu edhe talenti i të rinjve që preferojnë t’i përdorin aparatet celularë jo vetëm për të komunikuar.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment