Grabitësit marrin ëmbëlsira në vend të parave

Policia në Massachusetts tha se ka arrestuar tre persona, të cilët kishin grabitur një qese me ëmbëlsira nga një dyqan Dunkin Donuts, ndërsa ishin të armatosur me thika dhe një sakicë.

Policia tha se meshkujt, dy prej të cilëve ishin të armatosur me thika dhe i treti me një sakicë, hynë në Dunkin Donuts mbrëmjen e së mërkurës dhe i kërkuan një punëtori t′i jepte një qese letre që me sa duket ata kanë kujtuar se kishte para, transmetuan mediat e huaja të hënën.

Megjithatë, qesja prej letre, të cilën meshkujt nuk e hapën përpara se të largoheshin, mbante ëmbëlsira. Ata u identifikuan falë kamerave të sigurisë.

Nicholas Mercurio, 19-vjeçar, Lukas Peterson, 21-vjeçar, dhe Charles Llife 20-vjeçar u arrestuan dhe tani akuzohen për grabitje me armë. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment