Shumë pyetje për EHEC të pazgjidhura

Rënia në gjurmë të shkaktarëve të EHEC-u shoqërohet nga pyetje të tjera. Shumë pacientë kanë nevojë për organe transplantimit, në mënyrë që të mos u duhet të varen gjithë jetën nga dializa. 34 vetë kanë gjetur vdekjen në Gjermani dhe një në Suedi deri tani nga infeksioni i zorrës prej bakterit EHEC. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri më sot ky është shpërthimi i madh i regjistruar ndonjëherë në Evropë i këtij infeksioni. Edhe Instituti i Berlinit "Robert Koch" e cilësoi epideminë dhe formën e rëndë të sindromës së saj si të pazakontë në Gjermani. "Nuk ka pasur epidemi të ngjashme më parë, tha zëdhënësi i Institut "Robert Koch" të dielën (12.06.2011) Günther Dettweiler.

Nga mbi 4000 raste të infektimit apo dyshimit për infeksion me EHEC në Gjermani, të paktën 100 pacientë kanë pësuar dëme të rënda në veshka deri në atë masë sa që ata kanë tani nevojë për transplantim organi. Në rast të kundërt atyre u duhet ta kalojnë pjesën tjetër të jetës duke përdorur aparatin e dializës, vuri në dukje eksperti i partisë socialdemokrate për shëndetësinë Karl Lauterbach në intervistë për gazetën "Bild am Sonntag".

Politikani socialdemokrat kritikoi ashpër procesin e komunikimit të rrezikut nga EHEC, çka sipas tij duhet të hetohet nga Bundestagu (parlamenti i Gjermanisë). Klinikat duhet që në të ardhmen të njoftojnë menjëherë Institutin "Robert Koch". Hierarkia e informimit e ndjekur si deri më sot përmes qendrave lokale të shëndetësisë, për të vazhduar me entet e landeve për shëndetësinë e më pas informacioni i ka kaluar Inmstitutit "Robert Koch", është një procedurë që zgjat të paktën një javë.

Hallkat e informimit në gurin e provës

Sipas ministrit të Shëndetësisë Daniel Bahr, i partisë liberale federata dhe landet së bashku do të vlerësojnë punën e informacionit. Gazetës "Bild am Sonntag" ministri Bahr i tha: "Procesi i informimit është në rend të ditës". Gjithashtu ministrja për Çështjet e Konsumatorit Ilse Aigner, e partisë kristiansociale, për gazetën "Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung" njoftoi për masat e rrepta që do të merren në drejtim të kontrollit të ushqimeve.

Dëme për bujqit

Pasojat e bakterit EHEC po i preokupojnë edhe bujqit. Kultivuesit e perimeve janë krejtësisht të pafajshëm dhe tani atyre po u rrezikohet ekzistenca, tha Christoph Nagelschmitz, president i një shoqate rajonale të kultivuesve të frutave dhe perimeve. Instituti Robert Koch, dhe të tjera qendra të higjienës patën rekomanduar të kihet kujdes prej perimeve të paziera si domate, kastravecë dhe sallatë. Por në fakt nuk ka pasur prova për kontaminim të këtyre perimeve me bakterin EHEC. "Kësisoj me të drejtë bujqit kërkojnë zhdëmtim të plotë për dëmin e shkaktuar në sektorin e tregtimit të perimeve", tha përfaqësuesi Nagelschmitz. 210 milionë eurot e propozuara nga BE-ja deri tani janë të pamjaftueshme. Vetëm në Gjermani dëmi llogaritet të jetë mbi 30 milionë euro.

Të martën (14.06.2011)kjo çështje do të diskutohet nga BE-ja në Bruksel. Komisari për Bujqësinë Dacian Ciolos, pret që vendet anëtare të miratojnë paketën e ndihmës për bujqit prej 210 milionë eurosh. Ndihmat e para mund të lëvrohen në korrik. 
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment