Google braktis shfletuesit e vjetër

Google ka në plan të heqë mbështetjen për shfletuesit më të vjetër nga 1 Gushti.

Ata që përdorin IE7, Safari 3, Firefox 3.5 dhe paraardhësit e tyre për të parë Gmail-in, Google Calendar, Talk, Docs dhe Sites do të humbin disa funksione.

Më në fund, kompania paralajmëroi se këto shërbime uebi nuk do të funksionojnë më për ata që mbajnë ende shfletuesit e vjetër.

Lëvizja është pjesë e një tendence për të ndaluar "plakjen" e shfletuesve, që mund të jenë të pasigurt dhe jo të sofistikuar mjaftueshëm për të përballuar teknologjitë e fundit kompjuterike.

Statistika nga versione shfletuesish të mbledhura nga StatCounter sugjerojnë se rreth 17% kanë nevojë të ndryshohen pas vendimit të Google-it.

Google e bëri njoftimin në një postim blogu, duke thënë se inxhinierët e saj ishin të vendosur të shfrytëzonin kapacitetet e fundit te shfletuesit dhe kjo gjë kërkonte mbështetjen e teknologjisë HTML5.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment