Apple zbulon iCloud, e ofron falas

Apple më në fund e ka paralajmëruar shërbimin e saj të ri, iCloud, i cili do ta zëvendësojë atë të kompanisë MobileMe, ndërsa do të sinkronizojë një spektër të gjerë të shërbimeve, si muzikën e blerë, aplikacionet si dhe librat e blera nga iBooks.

iCloud është prezantuar nga kreu i kësaj kompanie, Steve Jobs, gjatë konferencës së përvitshme për zhvillim të mbajtur në San Francisko.

Ky opsion krijon mundësinë për të ruajtur fotografi, dokumente ose video në një dosje me fjalëkalim në internet dhe jo në aparatin tënd, në mënyrë që të lejojë përdoruesit t'i qasen nga disa aparate.

Shërbimi gjithashtu do të sinkronizojë fotografitë dhe videot tuaja, bashkë me dokumentet nga iWorks dhe aplikacionet tjera, ndërsa kur ju ndryshoni një dokument në iCloud, i njëjti do të ndryshojë edhe në të gjitha pajisjet tuaja të bazuara në iOS.



I njëjti ndryshim vlen edhe për fotografitë, të cilat sinkronizohen me pajijset e ndryshme të Apple, përkatësisht sistemin e saj operativ, iOS.

Për më shumë, Apple me iCloud gjithashtu mundësonë edhe blerjen e muzikës nga iTunes për një pajisje në iOS.
Lajmi më i mirë vjen në fund. iCloud është shërbim falas, ndërsa secili përdorues ka edhe 5GB hapësirë magazinimi për email. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment