Satelitët me madhësinë e Hënës janë normalë

Satelitët përreth planetëve me madhësinë e Hënës, nuk janë një dukuri e rrallë, sikurse mendohej, por mundësia që ato ekzistojnë në këto përmasa është krejtësisht normale.

Lajmi është njoftuar pas publikimit të një studimi të Institutit Teorik të Fizikës në Zyrih të Zvicrës, sipas të cilit këto satelitë janë normalë dhe gjenden edhe përreth planeteve të tjerë. Ky studim që është realizuar falë stimulimit kompiuterikt galaktikës, që ka një kofiçent gabueshmërie 1 me 4, tregon se satelitë me këtë madhësi mund të jenë edhe një shenje që dëshmon ekzistencën ose jo të jetës në trupat e tjerë qiellorë.

Kjo pasi Hëna jonë luan një rol jashtëzakonisht të madh në qëndruesmërinë e ekosistemit të Tokës. Si rezultat i madhësisë së saj, që është sa çereku i Tokës, është kjo temperaturë dhe po në varësi të saj është edhe boshti i tokës. Ky studim do të ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar më mirë planetet e tjera. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment