Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)

Nëse ndonjëherë keni përdorur Windows OS sigurisht keni takuar “Blue Screen Of Death” ose BSOD.
Në këtë mësim do të shpjegoj disa detaje çfar në fakt paraqet BSOD, dhe do të ofroj disa opsione të caktuara të cilat ndoshta do të mund të ju ndihmojnë gjat zgjidhjes së problemit tuaj. Eshtë e nevojshme të dini, se nëse Windowsi është i rregulluar që gjat ndonjë gabimi në sistem, në mënyrë automatike të restartohet, atëherë nuk do të shihni BSOD, kurse më shum informacione mund të gjeni tek Event viewer. Dmth është e nevojshme të bëni disable restartimin automatik pas ndonjë gabimi. Për ta bërë disable këtë opsion, mund ta gjeni tek System Properties.
Çfarë është BSOD

Kur Windows-i të takohet në ndonjë situatë nga e cila nuk mund të mundëson operacionet e sistemit(psh. BUG), vjen deri tek një rrëzim specifik i sistemit. Kjo quhet ndryshe edhe si system crash, kernel error, system fault, ose Stop error etj. Në raste të tilla ekrani kalon në VGA tekst mod, sfondi është me ngjyrë të kaltërt kurse përmbi saj shfaqet një tekst, i cili tregon gabimin. Po për këtë ngjyrë të kaltërt e cila dominon në sofd quhet edhe Blue Screen of Death.
Forma e një BSOD.

Dukja ose forma e një mesazhi të BSOD varet edhe nga shembulli i gabimit. BSOD mund të ketë formën e mëposhtme:

STOP: 0×00000079 (0×00000002,0×00000001,0×000000 02,0×00000000)

Në këtë rast vlera e parë (0×00000079 – të gjitha vlerat në këtë hyrje janë hexa-decimal), e njohur edhe si bugcode ose Stop code. Shifrat e tjera e përbëjnë listën e BSOD të parametrave dhe kanë vlerën e cila është në varëshmëri nga bugcode.

Një formë tjetër e BSOD është edhe:
STOP: c000021a (Fatal System Error)

Sipas këtyre infomacioneve të cekura më lartë hexadecimale dhe të tjerave mund të shfaqen në BSOD.

Ato mund të përfshijnë:
Emrin e drajverëve ose emrin e shërbimit të cilët kanë shkaktuar BSOD
Shpjegim tekstual për arsyen e shkakut të shfaqjes së BSOD
Mënyra të mundshme për riparim
Pjesë e Kernel-it nga memoria me adresa

Egzistojnë mbi 250 kode të dokumentuara BSOD dhe shumica e tyre janë të dokumentuara vetëm si “This bug check appears very infrequently.” Nga kjo mund të konkludojmë se në bazën e BSOD mund të gjejmë vetëm një pjesë nga arsyet e rrëzimit të sistemit, dhe është e nevojshme që të bëhet një hulumtim më i gjërë.

The Microsoft Device Driver Kit(i njohur si DDK), thuhet se përmban listën e plotë të bugkodeve të dokumentuara BSOD. Por është fakt se egzistojnë më shum bugs nga ato të cilat janë të dokumentuara…
Lista e gjërave të zakonshme që shkakton BSOD

Egziston një listë shkaktare e BSOD. E nevojshme është që përdoruesit të jenë shum të kujdeshëm me drajverët të cilat nuk janë të certifikuar me WHQL.

Në këtë listë ndodhen:
CDROM/CD-RW/DVD-RW
Hard Disku i jashtëm
Antivirus Programe
BIOS
Ram Memorja
Shfaqja e BSOD

Kur të shfaqet BSOD, operacionet e nisura në sistem nuk mund të vazhdojnë. Shumica e BSOD-eve nuk shkakton dëmtim të të dhënave, sidomos nëse bëhet fjalë për NTFS dosje. Nëse tek BSOD, ekrani hetoni ndonjë emër të ndonjë drajveri, ajo do të thotë se ai është shkaktar potencial i problemit, e njejta është edhe për ndonjë aplikacion softuerik.
Mënyra e riparimit

Në fakt nuk ka shum mënyra të largimit të gabimit, dhe në përgjithsi provohet me një restart të thjeshtë të sistemit, që për mrekulli ndonjëher e rregullon problemin. Nëse edhe pas saj, BSOD shfaqet është e nevojshme të bëni disa hapa. Nëse më herët keni instaluar ndonjë program, ose keni shtuar ndonjë pjesë të re harduerike, duhet të provoni mos është ndonjëra prej tyre shkaktare e problemit. Të gjithë përdoruesit e windows duhet të kenë kujdes se çfar softueri instalojnë dhe duhet të jenë shumë të kujdeshëm me drajverët të cilët nuk kanë WHQL cerifikatat.

Ju duhet të bëni këtë në vijim:
Shikoni tek event viewer mos ka ndonjë gabim të raportuar
Startoni *Chkdsk/f/r* dhe kontrolloni të gjitha particionet

Btw: Nëse particionet tuaja janë të formatuar në FAT, disa dosje të caktuara dhe të nevojshme në OS mund të shkatrohen. Gjithmon përdorni Chkdsk e cila përputhet me versionin e windowsit tuaj, dhe ajo zakonisht ndodhet këtu:
C:\winnt\system32 ose %SystemRoot%\system32..
Shtimi i një hardueri të ri ose modifikim i të vjetrit

Fillimisht të fillojmë në rast se është shtuar një harduer ose i vjetri është modifikuar.

Në këtë rast duhet të:
Instaloni softuer i cili vjen së bashku me pjesën harduerike
Kontrolloni të gjitha kontaktet, kabllot hyrjet/daljet etj.
Kontrolloni nëse janë të instaluara të gjitha drajverët e fundit dhe shikoni nëse është versioni i fundit të ServisPak
Kontrolloni Sustem Log në Event Viewer nëse është shfaqur ndonjë gabim(ang. error)
Largoni drajverin e dyshuar ose paisje, restartoni kompjuterin dhe shikoni nëse problemi është rregulluar.
Riparim përmes Safe Mode

Gjat ngritjes së Windowsit shtypni f8 dhe do të ju shfaqet në safe mode ekran me disa opsione të ofruara. Nësë BSOD është shkaktuar gjat instalimit ose apdejt të drajverëve të vjetra atëher ato duhet të largohen. Nëse Last Known Good Configuration është lajmëruar gjat startap proceseve, do të keni mundësinë të shfrytëzoni safe mode booting për të riemëruar ose larguar drajverët të cilën shkaktojnë probleme. Në ekranin safe mode mund të zgjedhni edhe LAst Known Good Configuration, me çka sistemi do të ngritet me konfiguracionin e fundit të cilën e keni pasur para se të bëni ndonjë ndryshim në të njejtin.
Identifikim i drajverëve.

Gjat gabimit në BSOD do të identifikohet paisja që ka shkaktuar problemin. Në këtë rast duhet të largohet kjo paisje dhe të fshihen të gjitha drajverët e sajë. Për të zbuluar nëse drajveri është nga m$ dosja, vini re tabelës së mëposhtme.

——————————————————————————–
| Titulli i drajverëve | Funksioni |
——————————————————————————–
| NtosKrnal.exe | NT kernel |
| NTdll.dll | NT suport library |
| Win32k.sys | Graphic Display Interface (GDI) |
| Hal.dll | Hardware Abstraction Library |
——————————————————————————–
INFO: Vazhdon tek forumi mesimi i plotë, me shembuj të gabimeve(errors), dhe disa zgjidhje të mundshme, etj…
http://forum.itshqip.com/viewtopic.php?f=30&t=14577
(itshqip.com)

No comments:

Post a Comment