Trukimi ndeshjeve, i përfshirë edhe Alket Rizai

Në skandalin e fiksimit të rezultateve të ndeshjeve në futbollin grek duket se është i përfshirë edhe Alket Rizai, shqiptari që u arratis nga burgjet greke në mënyrë spektakolare.

Mediat greke kanë zbardhur një bisedë të Rizat me aksionerin kryesor të ekipit të Heliopolis, George Tsakogianni. Biseda mban datën 28 mars 2011.

Gjatë bisedës të dy flasin për bastet, ku në qendër është një ndeshje në kampionatin shqiptar.

Të dy bashkëbiseduesit duket të kenë patur një marrëdhënie shumë miqësore, thonë mediat greke, duke patur parasysh edhe të kaluarën e errët të Geroge Tsakogianni, i cili ka qenë i përfshirë në çështjen Grigorakis.

Alket Rizai, është arratisur dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi.

Arratisja spektakolare e Rizait në vitin 2009, së bashku me një kriminel grek, Vasilis Palekostas bëri mjaft bujë në mediat ndërkombëtare, si dhe shkaktoi furtunë shkarkimesh në administratën e burgjeve greke. Rizai u kap nga policia greke në nëntor të 2009-s.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment